Kombëtarja shqiptare do të luajë një miqësore me Bullgarinë. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me Federatën Bullgare që kjo ndeshje të luhet më 17 tetor 2023 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, ndërsa orari mbetet për t’u përcaktuar.
FIFA ka lënë data të lira për të gjitha kombëtaret që janë në grupe me nga 5 ekipe. Edhe në muajin mars, ishte planifikuar një miqësore kundër Uzbekistanit, por që u anulua në ditët e fundit. Kësisoj, për në tetor, FSHF gjeti dakordësinë me Federatën Bullgare për të shfrytëzuar këtë datë zyrtare për të organizuar një ndeshje miqësore. Më 12 tetor, kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo do të luajnë ndaj çekëve në stadiumin ‘Air Albania’, një sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’.
Sa i përket miqësores me Bullgarinë, kjo do të jetë hera e 11-të që dy përfaqësueset ballkanase do të përballen në një ndeshje futbolli. Në të kaluarën Shqipëria dhe Bullgaria janë përballur jo vetëm ‘miqësisht’, por edhe në ndeshje të vlefshme për kualifikuese të Kampionatit Europian, eliminatore të Kampionatit Botëror, por edhe për Kupën Ballkanike.
Në muajin shtator, Shqipëria do të luajë dy ndeshje shumë të rëndësishme për rrugëtimin e saj në “Gjermani 2024”, kundër Republikës Çeke më 7 shtator në transfertë dhe tre ditë më vonë, ndaj Polonisë në stadiumin ‘Air Albania’.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian