Google ADS

Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes, Demelezi: 145 gra fitojnë grande rurale në vlerë mbi 7 milionë euro

15:13 | 20 Korrik 2023
L G

Është hapur sot panairi i tretë me radhë, i cili përmban produkte të grave në agrobiznes.

Në këtë panair janë ekspozuar produkte të cilat janë të përgatitura nga gratë, dhe është organizuar nga OJQ EcoKosWoman.

Kjo fushatë ka për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave, raporton Arbresh.info.

Organizatorja e kësaj fushate, Daniella Cocaj, ka thënë se qëllimi i kësaj organizate është mbështetja dhe promovimi i produkteve të bëra nga gratë.

“Zhvillim i qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës rural. Ky panair ka për qëllim mbështetjen e grave në agrobiznes dhe promovimin e produkteve të prodhuara të tyre përmes logose unike, e cila u lansua në mars 2022, në kuadër të zbatimit të projektit SIRED. Logoja synon të të identifikojë na treg produktet e prodhuara nga gratë e angazhuara në bujqësi”, tha Cocaj

Ajo shtoi se pjesëmarrëse janë gratë fermerë të cilat janë të kyçura në sektorë të ndryshëm të agrikulturës.

Në hapjen e këtij panairi kanë qenë të pranishëm zëvendësministri i Bujqësisë, Imri Demelezi.

Demelezi ka thënë se kjo fushatë është bërë për qëllim t’i mbështet dhe ta fuqizojë gruan.

“ Ne si Ministri e Bujqësisë e konsiderojnë shumë të rëndësishme roli e gruas në shoqëri. Prandaj ne si Qeveri kemi marrë shumë hapa dhe kemi për qëllim mbështetjen dhe fuqizimin e grave. Në kohën e fundit për të dëshmuar më mirë mbështetjen ndaj grave ështtë financomini ekonomik-social. Përmes një programi që kemi përcaktuar kemi pasur qëllim që t’i mbështesim”, tha ai.

Po ashtu, ai ka thënë se kjo fushatë ka për qëllim rritjen e rëndësisë së rolit të grave të udhëhequra ne sektore të ndryshme të bujqësisë.

Fjalën mori edhe menaxher i Caritasit Zvicran, Veton Ruka, i cili ka thënë se projekti i tij ka luajtur një rol të rëndësishëm në përfshirjen e grave në biznes.

“Projekti ka luajtur rol vendimtar në përfshirjen e grave në treg, në sektorë të përzgjedhur të projektit. Gjatë gjithë kohës ka kontribuar për të mbështetur dhe për të promovuar roli dhe fuqinë e grave, në 10 komunat e përzgjedhura të projektit. Ata kanë realizuar një zërë projekte, duke organizuar trajnime të ndryshme, për ditë drejtat dhe udhëheqjen e grave.

Në fund EkoKosovaWoman ka organizuar një loje shpërblyese për të provuar ushqimet që i kanë përgatit gratë dhe tre ushqimet më të votuarat do të marrin shpërblime./Arbresh.info/Diellza Gashi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme