Në kuadër të operacioneve për pastrimin e territorit është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i 2653 bimëve narkotike në Vaun e Dejës.
Në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, gjatë ditës së dytë ku u angazhuan 60 efektivëve të Policisë, të cilët përdorën 5 dronë për kontrollin e terreneve malore të Vaut të Dejës dhe të Pukës, janë gjetur dhe asgjësuar në total 2653 bimë narkotike canabis sativa.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
-Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë të dyshuara narkotike canabis sativa.
-Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.
Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.
Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.
Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon./abcnews.al
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...