Britania po përballet me greva nga dita e sotme të cilat prekin dy spitale, ku mjekët e kualifikuar pritet të ndërpresin punën për herë të parë në dhjetë vjet. Gjithashtu edhe udhëtimet me trena janë pezulluar, pasi punonjësit e hekurudhave kanë ndërprerë punën.
Vendi, i cili po përballet me një krizë të rëndë të kostos së jetesës, është prekur prej muajsh nga grevat në sektorët e shëndetësisë, transportit, arsimit, postës etj.
Punëtorët po kërkojnë rritje të pagave për të përballuar inflacionin, i cili, megjithëse në rënie, mbeti më i larti midis vendeve të G7 me 7.9% në qershor.
Pas infermierëve, ekuipazheve të ambulancës, mjekëve praktikantë, është radha e të kualifikuarve, që janë mjekët më me përvojë, të dalin në grevë në spitalet e Anglisë.
Ata njoftuan një grevë 48-orëshe duke filluar sot në orën 07:00 me orën lokale. Qeveria ka propozuar një rritje prej 6% për mjekët këtë vit.
Megjithatë, sipas sindikatës BMA (Shoqata Mjekësore Britanike), në terma realë ky propozim përbën një ulje page.
Më 13 korrik, kryeministri Rishi Sunak u bëri thirrje sindikatave të sektorit publik që t’i japin fund veprimeve të grevës dhe të pranojnë ofertën përfundimtare të qeverisë për një rritje të pagës, që varion nga 5% në 7% në varësi të sektorit./abcnews.al
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend