Google ADS

ShSKUK dënon sulmin ndaj gazetarëve në Spitalin e Gjakovës

13:25 | 20 Korrik 2023
E.H

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka bërë të ditur se është duke analizuar situatën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda”, në Gjakovë.

Në një njoftim të tyre, thuhet se menaxhmenti i ShSKUK-së, do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, konform kompetencave ligjore që ka, për të ofruar shërbime shëndetësore për qytetarët e rajonit të Gjakovës.

Madje në këtë reagim ShSKUK, e dënon veprimin e të punësuarve të Spitalit, që penguan punën e lirë të gazetarëve dhe medieve, duke garantuar dhe ofruar bashkëpunim të plotë me mediet dhe gazetarët.

Në njoftim thuhet se ShSKUK nuk ka qenë në dijeni për pengimin e gazetarëve, deri në publikimin e videos nga mediet.

Derisa nga ky institucion theksohet që së shpejti do të bëhen publik hapat që do të ndërmerren në Spitalin e Gjakovës./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme