Prokuroria Themelore në Prizren përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Pjesëmarrja në rrahje”.
Të akuzuarit dyshohet se me datën 07.05.2023 rreth orës 01:23 në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren pas një mosmarrëveshje rreth dyshimeve për vjedhje të një zinxhiri të arit në një qendër tregtare, filluan me dashje kryerjen e veprave penale.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.K., Më datë 07.05.2023 rreth orës 01:23min në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, përballë njërës prej qendrave tregtare, me dashje fillon kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë të cilën nuk e përfundon ndaj të dëmtuarve Q.K., dhe R.K., dhe me atë rast me dashje e vë në rrezik jetën e personave tjerë siç janë G.K., L.K., B.K., G.K., dhe P.Xh., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje rreth dyshimeve për vjedhje të një zinxhiri të arit, përfshihet në rrahje një numër i madh personash nga të dyja palët, ku pasi ndërpritet përleshja, i pandehuri Sh.K., paraqitet në vendin e ngjarjes dhe menjëherë hedhet në sulm, i cili nxjerr armën e zjarrit cilën e drejton në drejtim të G.K., aty ndërhynë Q.K., duke ia kapur armën nga dora mirëpo persona tjerë e sulmojnë Q.K., dhe pasi ky i fundit rrëzohet në tokë i pandehuri shtënë me armë në drejtim të tij, të cilit i shkakton dëmtime të lehta trupore, të shkaktuar nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit, tek i cili deri në ngritjen e kësaj aktakuze predha metalike ka mbetur në brendi të trupit për shkak të gjakderdhjes gjatë nxjerrjes së saj, pasi i dëmtuari Q.K., largohet me shpejtësi duke u hedhur rreth 2 metra poshtë në oborrin e qendrës tregare që gjindej aty afër, i pandehuri shkon në pjesën tjetër të turmës ku po konfrontoheshin fizikisht me grushte e shqelma dhe shtënë dy herë në drejtim të dëmtuarit R.K., të cilit i shkakton dëmtime të lehta trupore, përkatësisht dy plagë nga veprimi dinamik i predhës së hedhur nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, i pandehuri Sh.K., ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë” e ngelur në tentativë dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
I pandehuri B.K., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personave tjerë, i sulmon të dëmtuarit V.Xh., dhe Z.(F)Xh, me ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore, të shkaktuara nga veprimi mekanik i mjetit të fortë. Me këto veprime, i njëjti kryen veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” sipas KPRK-së.
I pandehuri V.Xh., me qëllim që t’ i shkaktoj lëndime trupore personit tjetër, e sulmon të dëmtuarin/pandehurin L.K., paraqitet në vend të ngjarjes më një thikë me gjatësi tehu prej 9cm, e godet disa herë të pandehurin, m ç’rast i shkakton lëndime të rënda trupore. Me këto veprime, i pandehuri V.Xh. ka kryer veprat penale “Lëndimi i rëndë trupor” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.
Të pandehurit: E.K., L.K., Z.(F)Xh., K.Q., dhe G.K., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor, të cilët përdorin mjete të rrezikshme si: brisk, shufra metalike dhe boks hekuri. Me këto veprime, secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” sipas KPRK-së.
Të pandehurit: Z.Xh., P.Xh., Q.K., dhe R.K., me qëllim që t’ i shkaktojnë lëndime trupore personave tjerë, marrin pjesë në rrahje, e cila rezulton me lëndim të rëndë trupor. Me këto veprime, secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje” sipas KPRK-së.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit./Arbresh.info/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...