Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj S.Ç, nën dyshimin për kryerje të sulmit kibernetik ndaj portalit “Nacionale”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.Ç., pasi në vazhdimësi ka kryer veprën penale “Hyrja në sistemet kompjuterike”, nga neni 327, paragrafi 1 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bënë të ditur prokuroria, raporton Arbresh.info.
I akuzuari dyshohet se në fillim të muajit korrik përmes Laptopit të tij të llojit “Lenovo” dhe pa autorizim, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, apo të shkaktimit të dëmit të personit tjetër, ka kryer sulm kibernetik të llojit DDoS ndaj portalit në fjalë.
“Sipas aktakuzës, më 10 korrik 2022 në Prishtinë, i pandehuri i lartcekur, përmes Laptopit të tij të llojit “Lenovo”, pa autorizim dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të shkaktimit të dëmit të personit tjetër, ka kryer sulm kibernetik të llojit DDoS ndaj të dëmtuarës portalit “Nacionale”, i cili ka rezultuar me degradimin dhe mosfunksionim normal të portalit, e po ashtu më 13 korrik 2022, i njëjti e ka skanuar në vazhdimësi web faqen e të dëmtuarës përmes programeve të veçanta nëpërmjet internetit dhe ka tentuar të qaset edhe në panelin (indeks fajllin) e web faqes me qëllim që të gjejë dobësi për tu qasur pa autorizim brenda sajtit, andaj me këtë ka kryer veprën penale të lartcekur”, thuhet në njoftim.
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./Arbresh.info/
Haradinaj për vdekjen e dy veteranëve të UÇK-së: Dhanë gjith...
Vullneti përqafon Gresën dhe i zgjon banorët tjerë!
Trupat letoneze të KFOR-it kryejnë patrullime në Zubin Potok
Haradinaj nderon të rënët britanikë që nga lufta e parë botë...
Ferizajasi dënohet me 500 euro, 5 pikë negative e konfiskim ...
Ra në kontakt me rrymën, vdes 56-vjeçari në Tiranë