Google ADS

Hovenier priti në takim pjesëtarin e parë të FKS-së që diplomoi në shkollën ushtarake amerikane

11:30 | 20 Korrik 2023
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka pritur sot në takim ushtarin e FSK-së, Ylli Dalladaku i cili diplomoi në akademinë ushtarake amerikane, WestPoint.

Përmes një postimi në Twitter, Hovenier theksoi se e mbështesin FSK-në në rrugën e saj.

“Ishte kënaqësi të takoheshim me të diplomuarin e WestPoint, Ylli Dalladakun, pjesëtari i parë i FSK-së që kaloi shkollën e ushtrisë amerikane “Ranger”- një nga kurset ushtarake më rigoroze.Ne e mbështesim FSK-në teksa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, u shpreh Hovenier./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme