Sipas MeteoAlb, dita e enjte do të shënojë edhe kulmin e valëvë të nxehtit afrikan në territorin shqiptar duke ngjitur termometrin në mbi 42 gradë Celsius.
Përsa i përket kushteve atmosferike, moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash të lehta në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Pritet që vlera më të larta të shënohen përkatësisht në qarqet Elbasan, Berat, Gjirokastër dhe Shkodër ku termometri do të ngjitet deri në 42 gradë Celsius.
Temperaturat e ajrit mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 19°C deri në 43°C.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët. /tvklan.al
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...