Një person i armatosur vrau të enjten dy vetë dhe plagosi gjashtë të tjerë në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Auckland, thanë autoritetet. Policia tha se autori i sulmit ka vdekur.
Ngjarja ndodhi në prag të Kampionatit Botëror të Futbollit për femra në këtë vend.
Policia tha se ka pasur edhe shumë të lënduar nga incidenti që ndodhi pranë hotelit ku po qëndronte kombëtarja e Norvegjisë.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se kampionati do të mbahet sipas planifikimit.
“Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës vëmendja është në Auckland,” tha zoti Hipkins.
“Qeveria ka komunikuar me organizatorët e FIFA-s në mëngjes dhe kampionati do të vazhdojë siç ishte planifikuar. Dua të ritheksoj se nuk ka asnjë kërcënim ndaj sigurisë kombëtare. Duket të ketë qenë veprimi i një individi”, tha ai.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse autori i sulmit vdiq nga zjarri i policisë apo nëse ai kishte vrarë veten.
Kampionati do të hapet të enjten me lojën mes Zelandës së Re dhe Norvegjisë.
Kapitenia e kombëtares së Norvegjisë, Maren Mjelde tha se ekipi u zgjua herët nga zhurma e një helikopteri pranë hotelit.
“U ndjemë të sigurt gjatë gjithë kohës. Të gjithë duken të qetë dhe po përgatitemi normalisht për ndeshjen e sotme”, tha ajo./voa
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend