Google ADS

Mot i nxehtë edhe sot në Kosovë, temperaturat arrijnë deri në 35 gradë

07:03 | 20 Korrik 2023
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti sot në vendin tonë parashihet të jetë me diell dhe me rënie të lehta të vlerave të temperaturave maksimale.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 14 deri në 19 gradë, ndërsa temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32 deri në 35 gradë celsius.

Gjatë kësaj periudhe kohore të parashikimit do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Në shumë vende urbane prezenca e këtyre masave të ajrit do të krijoj mundësi që temperaturat të arrijnë deri 40 gradë Celsius.

Gjithashtu, rekomandohet që nga ora 10:00 deri në ora 17:00 të mos ekspozoheni drejtpërdrejt në diell./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme