Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur për rrahjen që ndodhi mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar, në Kuvendin e Kosovës javën që e lamë pas.
Abdixhiku tha se pamjet ishin të trishta, duke shtuar se dhuna në Kuvend nuk është diçka e re.
“Dhuna në Kuvend nuk ka qenë e re. LDK më së miri e di se si është kur dikush e përdorë dhunën si mjet. Dhuna nuk është mjet politik për LDK-në. Ishte një ndjenjë e keqe sinqerisht. Atë ditë e vazhdova takimin me profesorët universitar si përgjigje ndaj asaj që po ndodhte”, ka thënë Abdixhiku.
Gjatë një intervuste në një prej mediave të Kosovës, i pari i LDK-së tha se Kuvendi është bërë arenë e polarizimit, i sponsorizuar nga kryeministri Kurti.
Sipas tij ministrat vijnë në Kuvend për Tiktok dhe jo për punë.
“Nga Kuvendi po atakohen të gjithë, përfshirë deputetët, mediat, ambasadorët. Ministrat po vijnë në Kuvend për Tiktok. Për shou. Ministrat nuk po vijnë për të folur për punë. Për mungesën e barnave, për shembull. Ose për lehtësime biznesore, ta zëmë. Ata po vijnë për propagandë”, është shprehur ai./Arbresh.info/
Shqipëri/ Shpërblim për policët, pritet të përfitojnë 8000 e...
Barcelona në rrugë të mirë për ta transferuar Jonathan Tah v...
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës