Google ADS

Ballkani “nuk mbrohet” në Bullgari, eliminohet nga Champions League

21:56 | 19 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Ballkani ka pësuar humbje të thellë në Bullgari nga Ludogorets.

Pasi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat 2:0, skuadra e Ilir Dajës u gjunjëzua në përballjen e kthimit, duke humbur 4:0.

Dy gola të Bernard Tekpetey në 45 minutat e parë i panë vendasit të shkonin në pushim me rezultat të 2:0.

Në pjesën e dytë gabimi i pafalshëm nga Jashanica, ia dha mundësinë ideale kundërshtarit që të shënojë edhe golin e tretë.

Matias Tissera ishte ai që e shfrytëzoi gabimin.

Caio Vidal e vulosi dilemën e fituesit me golin e katër në ndeshje për Ludogoretsin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme