Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se në takimin e zhvilluar në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi janë diskutuar katër tema.
Bislimi tha se në takim është diskutuar mbi planin e sekuencimit, temat e referencës për komisionin e përbvashkët që ka të bëjë me zbatimin e Deklaratës për Persoant e Pagjetur, temat e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me me monitorimit të Marrëveshjes bazë dhe për Energjisë, shkruan Arbresh.info.
“Ne kemi brenga me draftet e deritanishme që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për dialog, zoti Lajçak i ka dërguar palëve tona për arsye se mendojmë që ai plan fillimisht ëshë selektiv, lë anash disa provizione të rëndësishme të marrëveshjes bazike, në mënyrë të njëanshme iu kushton më shumë vëmendje kërkesave dhe preferencave të Serbisë dhe po ashtu nuk garanton zbatimin e plotë të marrëveshjes.”, ka thënë Bislimi në një deklaratë për media pas takimit.
Bislimi bëri të ditur ka pasur takim trilateral sepse Përfaqësuesi i Lartë ka menduar se kjo nuk mund të ndodhë në këtë fazë, sepse siç tha ai nuk e garanton kontretizimin final të planit të zbatimit.
Bsilimi tha se kanë listuar edhe me shkrim palës së BE-së të gjitha kërkesat tona apo obligimet të cilat siç tha ai që duhet të bijnë mbi palën serbe dhe duhet të konkretizohen përmes planit të zbatimit tani presin hapat e radhës.
Sa i përket temës për Deklaratën e Personave të Pagjetur, Kryenegociatori Bislimi tha se në në këtë pjesë janë dhënë komente të cilat janë pranuar nga pala e BE-së.
“Ka mbetur vetëm një koment substancial me të cilin ata duhet të merren dhe mendoj që ky dokument është shumë afër adoptimit final që kishte me i dhanë rrugë edhe funksionalizimit të Komisionit të Përbashkët”, tha ai.
Ndërkaq për temën e referencës për Komitetin e Përbashkët që merret me me monitorimit të Marrëveshjes bazë, Bislimi tha se pala kosovare ka prezantuar komentet e veta të cilat kanë të bëjnë me nevojën që Komiteti i Përbashkët të mbetet brenda kornizave të parapara në Marrëveshjen Bazike.
“Një Komitet që merret vetëm me monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes dhe nuk ka kompetenca vendimarrëse ekzekutive, nuk mund të zëvendësojë trupa të tjerë” tha Bislimi.
Për energjinë, sipas Bislimit në takimin e fundit, Brukseli ka keqinterpretuar atë se si duhet dukur marrëveshja e cila siç trha ai, garanton nënshkrimin e kontratës.
Bsilimi tha se ky keqkuptim është eleiminiuar në Bratisllavë në takimin e fundit me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, teksa shtoi se “jemi shumë afër nënshkrimit të kontratës”/Arbresh.info
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...