Kombëtarja e Kosovës në basketboll do të zhvilloj ndeshjen e parë në në kuadër të Rrethit të Tretë Parakualifikues për Eurobasket 2025.
Zvicra do të jetë pengesa e parë e “Dardanëve”.
Federata e Basketbollit të Kosovës e ka cilësuar si një nga ndeshjet më të rëndësishme në kohët e fundit.
“Kosova sonte përballet me Zvicrën në Prizren. Kjo është një nga ndeshjet më të rëndësishme të Dardanëve në vitet e fundit. Basketbollistët e Kosovës duan përkrahjen nga publiku, që të nisin kampanjën kualifikuese me fitore. Tifozët “Dardanët” do t’i japin krahë basketbollistëve të Kosovës, ashtu si edhe në të gjitha ndeshjet e kaluara”, ka shkruar FBK.
Biletat kanë dalur në shitje dhe kushtojnë 3 Euro.
“Dardanët” kanë filluar përgatitjet më 1 korrik në Prizren, aty ku kanë zhvilluar edhe një sfidë me Shqipërinë për të qenë sa më të gatshëm për këtë kampanjë kualifikuese që do të zgjasë deri më 5 gusht.
Përzgjedhësi Rami Hadar të martën mbrëma ka shpallur listën me 12 lojtarë për ndeshjen ndaj Zvicrës, ku në ditën e fundit është lënduar Erjon Kastrati, për të cilin besohet se mund të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Danimarkës më 26 korrik në udhëtim./Arbresh.info/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit