Komuna e Prishtinës ka apeluar për kujdes të shtuar shkaku i temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.
Përmes një njoftimi në Facebook, komuna ka udhëzuar qytetarët se në rast që hasin një rast të dyshimtë për rrezik të kontaktojnë në Qendrën e Thirrjeve Emergjente, shkruan Arbresh.info.
“Në rast që hasni në ndonjë rast të dyshimtë për rrezik nga zjarri kontaktoni #pa pagesë 24/7 në Qendrën e Thirrjeve Emergjente të #Kryeqytetit në numrat: 080012233, 080012244 dhe në numrat: 193 Zjarrfikësit, 192 Policia, 194 Shërbimi Mjekësor Emergjent”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Ndërkaq Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Komunës së Prishtinës ka bërë thirrje që gjatë frekuentimit të natyrës qytetarët të kenë kujdes të shtuar duke mos hedhur mbeturina, cigare të ndezura, shishe të qelqit dhe plastikës të cilat mund të jenë burime zjarri.
“Zjarrvëniet e qëllimta si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia janë vepër penale të cilat sanksionohen me ligj.”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca./Arbresh.info.
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...