Pierre Aubameyang do t’i bashkohet Olympique Marseillet si lojtar i lirë nga Chelsea.
Palët janë marrë vesh dhe sulmuesi gabonez do të nënshkruajë kontratë trevjeçare, deri në qershor 2026 me ekipin francez, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio Romano
Ish-futbollisti i Milanit, Borussia Dortmundit, Arsenalit dhe Barcelonës e preferoi më shumë klubin nga Ligue 1 sesa ato nga Arabia Saudite, përkundër ofertave të majme që i erdhën nga Saudi Pro League.
Futbollisti afrikan do të udhëtojë sonte drejt Gjermanisë, aty ku Marseille po e kryen fazën përgatitore për sezonin e ri.
34 vjeçari pritet t’ju nënshtrohet vizitave mjekësore të enjten dhe më pas do të zyrtarizohet marrëveshja.
Javë më parë spekulohej për një rikthim të tij në Barcelonë, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe futbollisti i lindur në Francë do ta provojë përsëri eksperincën në Ligue 1, ku kishte luajtur me Dijonin, Lillen, Monacon dhe Saint-Etiennen.
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...