Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e të dyshuarës për vjedhje në Prizren

14:45 | 19 Korrik 2023
Arbresh

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për bashkëpunim në ofrimin e informatave për identifikimin e të dyshuarës e cila po kërkohet për  veprën penale vjedhje.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur në  butikun “Dritoni” në rrugën “Edit Durham” në Prizren, ku një grua ka raportuar se i është vjedhur kuleta me dokumente personale dhe 750 euro, shkruan Arbresh.info.

“Me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 te KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarës në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarës.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse kane çfarëdo informate , apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarës në foto, të raportojnë policinë në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.”, thuhet tutje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme