Kapiteni i Ludogorets, Kiril Despodov ka deklaruar për mediet, në prag të ndeshjes së dytë me Ballkanin, se skuadra e tyre i ka të gjitha mundësitë për ta kthyer ndeshjen.
“Luajmë për fitore, jo vetëm për fitore, por për eliminimin e tyre. Në ndeshjen e parë pati një rënie të humorit, gjë që ishte normale pas rezultatit të dobët ndaj Ballkanit. Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë jemi të motivuar dhe do bëjmë çdo gjë që t’i eliminojmë. Kemi cilësitë për të shënuar tre gola dhe duhet t’i tregojmë.”-deklaroi ai.
Më tej Despodov shtoi se Ballkani është skuadër që luan me shumë agresivitet dhe se duhet t’i përgjigjen në të njëjtën formë.
“Ne duhet t’i kundërpërgjigjemi dyfish më shumë agresivitetit të tyre. Skuadra e Ballkanit luan futboll sulmues. Nuk na interesojnë taktikat e tyre, ata ndoshta do të jenë edhe më agresivë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj”,-mbylli deklaratën për mediet kapiteni i Ludogorets.
Ludogorets-Ballkani do të zhvillojnë këtë të martë, sot, ndeshjen e dytë të raundit të parë të Champions League, sfidë që nis në orën 20:00, ekipi Ilir Dajës i mjafton edhe një barazim sonte, pasi në takimin e parë fituan me rezultatin 2-0.
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...
Pedri: Agjentët e mi po merren me kontratën e re me Barcelon...