Thuajse e mbarë bota është nën regjimin e një alarmi të kuq për shkak të kushteve ekstreme të motit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron njerëzit, kryesisht të moshuarit dhe personat vulnerabël, për kujdes të shtuar në përballimin e të nxehtit përvëlues.
Europa jugore nuk ka dalë ende nga kthetrat e temperaturave të larta që po sjellin probleme jashtëzakonisht të mëdha. Zjarret mbeten kërcënimi kryesor për kontinentin e vjetër. Turqia, Spanja, Zvicra dhe kryesisht Greqia po luftojnë me flakët në shumë fronte, por ende pa i vënë ato nën kontroll.Në afërsi të Athinës, zjarret kanë shkatërruar zonë pyjore, banesa të shumta, automjete dhe kanë detyruar evakuimin e qindra personave. 46.3 gradë celsius arriti temperatura gjatë të martën në Sicili të Italisë. Rekordi për Europën është 48.8 gradë celsius.
Emergjencë nga kushtet ekstreme të motit raportohet edhe në Amerikën Veriore. Zona të shumta të Shteteve të Bashkuara po përjetojnë temperatura të larta, ndërsa 90 milionë banorë po jetojnë nën regjimin e një alarmi të kuq.Vatra zjarri raportohen në Kaliforni. Dielli po shkrumbon edhe Kanadanë. Mbi 200 vatra zjarri kanë rënë në Alberta dhe Kebek. Me mijëra zjarrfikës janë angazhuar për luftimin e tyre. Temperature ekstreme edhe në Kinë, ndërsa lindja e Azisë po përjeton përmbytje.
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...
Autoritetet zvicerane iu dalin “hak” huliganëve ...