Ngacmonte në rrugë dhe përmes telefonit një grua, arrestohet prishtinasi

08:35 | 19 Korrik 2023
E.H

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka ngacmuar vazhdimisht një grua, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, i dyshuari ka ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën.

Në konsultim me prokurori, ai është dërguar në mbajtje.

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë 15.07.2023 – 22:00. Më 18.07.2023 është arrestuar i dyshuar kosovar për shkak se kishte ngacmuar në rrugë dhe disa herë përmes telefonit viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme