Google ADS

Ish-presidenti i Panamasë dënohet me mbi 10 vjet burg

22:50 | 18 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Një gjykatë panameze dënoi ish-presidentin Ricardo Martinelli me më shumë se 10 vjet burg për pastrim parash, tha zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të martën, një zhvillim që mund të ndikojë tek zgjedhjet e përgjithshme vitin që vjen.

71-vjeçari, i konsideruar si pretendenti kryesor në garën presidenciale të vitit 2024, u gjobit gjithashtu me 19 milionë dollarë.

Çështja u hap në vitin 2017 kur autoritetet mësuan se mund të kishin të bënin me krime financiare lidhur me blerjen e një kompanie mediatike, thuhet në deklaratë.

Avokati mbrojtës, Carlos Carrillo tha gjatë një konference shtypi se ekipi i zotit Martinelli do të shfrytëzojë të gjitha alternativat ligjore.

“Kandidatura e Ricardo Martinelli Berrocal-it është e fortë”, tha avoakti Carrillo, duke theksuar se ai ka ende të drejtë të kandidojë për postin e presidentit pasi ka kohë për të kundërshtuar dënimin.

Një anketë e publikuar në maj nga firma e sondazheve “Campaigns & Elections Mexico” tregon epërsinë e zotit Martinelli të ndjekur nga ish-presidenti Martin Torrijos.

Në muajin janar zoti Martinelli u shpall non grata nga Shtetet e Bashkuara nën akuzat për marrje ryshfeti në këmbim të dhënies së parregullt të kontratave qeveritare gjatë viteve 2009-2014 kur ai ishte në pushtet./voa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme