Google ADS

Daja: Ne nuk do të mbrohemi, pavarësisht rezultatit

19:21 | 18 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka mbajtur konferencë për media para ndeshjes së dytë kundër Ludogoretsit.

Ballkani e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat bindës 2:0.

Daja ka thënë se pavarësisht kësaj, Ballkani nuk do të mbrohet.

“E kishim studiuar kundërshtarin duke e respektuar maksimalisht, pasi bëmë futboll goxha të mirë në gjitha aspektet. Bëmë lojën tonë që rezultoi me sukses. Ne nuk do të mbrohemi edhe pse kemi fituar 2:0. Do të punojmë edhe në fazën e mbrojtjes edhe sulmit, pasi mendojmë se Ludogoretsi nesër do ta filloj më furishëm takimin për shkak se është minus dy gola. Do ta bëjmë mbrojtjen, por ashtu siç e kemi bërë në Prishtinë”, ka thënë Daja në konferencën për media të martën.

Ndeshja zhvillohet të mërkurën nga ora 20:00./Abresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme