Bayern Munich ka përfunduar nënshkrimin e parë të verës, duke arritur një marrëveshje për qendërmbrojtësin e Napolit, Kim Min-jae.
Lojtari nga Koreja e Jugut iu bashkua Napolit nga Fenerbahçe vetëm një vit më parë për të zëvendësuar legjendën e klubit Kalibou Koulibaly dhe ishte një startues i menjëhershëm, duke startuar në 35 nga 38 ndeshjet e Serisë A, Napoli fitoi “Scudetton” e tyre të parë që nga viti 1990.
Bayern tani ka nënshkruar me mbrojtësin pasi aktivizoi një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh dhe e bindi atë që t’i zgjedhë ata e jo Manchester United, i cili gjithashtu ka qenë i interesuar.
Kim ka nënshkruar një marrëveshje deri në vitin 2028 dhe do të jetë një pjesë thelbësore e mbrojtjes së Thomas Tuchel sezonin e ardhshëm me Bayern që ka të ngjarë të shesë Lucas Hernandez, i cili thuhet se ka shprehur interesimin e tij për t’u bashkuar me Paris Saint-Germain./Arbresh.info/
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit
Bayern – PSG, publikohen formacionet zyrtare