Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se shqiptarët në diasporë sot janë storie suksesi, si në biznes ashtu edhe në fusha tjera.
Gjatë qënrimit në Gjermani, Haradinaj ka vizituar edhe bashkëatdhetarin, Gjergj Gjokaj, shkruan Arbresh.info.
“Shqiptarët në diasporë sot janë storie suksesi, si në biznes ashtu dhe në sferat e tjera. Kisha kënaqësinë që gjatë qëndrimit në Gjermani, të vizitoj bashkatdhetarin Gjergj Gjokaj. Pavarësisht sfidave, ai me përkushtim ka arritur që të krijojë një kompani me sukses të admirueshëm”, shkroi ai në Facebook.
Haradinaj tha se diaspora shqiptare me aktivitetet e tyre janë vlerë e shtuar në vendet ku punojnë e jetojnë.
“Krenar me bashkëkombasit tanë, që edhe pse larg vendlindjes, me aktivitetin e tyre sipërmarrës kanë krijuar vlerë të shtuar në vendet ku jetojnë”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...