Lushtaku i bën ftesë avokatit Besnik Berisha që t’i bashkohet PDK-së: S’je për LDK

14:02 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku e ka ftuar avokatin Besnik Berisha t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), sepse sipas tij, ai nuk është për Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Ftesën, Lushtaku e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook, shkruan Arbresh.info.

“E dëgjova me vëmendje intervistën e avokatit Besnik Berisha të dhënë për Berat Buzhalën. Duke e parë qasjen e tij, e ftoj publikisht Besnikun që t’i bashkohet PDK-së sepse ai nuk është për LDK!”, ka shkruar Lushtaku./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme