Google ADS

Temperatura shënon 56 gradë celcius në Luginën e Vdekjes, turistët mblidhen për të bërë foto

12:51 | 18 Korrik 2023
A Z

Vendi më i thatë në Amerikën e Veriut dhe i dyti më i thati në të gjithë planetin pas shkretëtirës Atacama në Kili, Lugina e Vdekjes në kufirin Kaliforni-Nevada shënoi temperarturën 53.3 gradë Celsius të dielën në Furnish Creek, sipas shërbimit meteorologjik amerikan, ndërsa ditën e djeshme arriti 56 gradë, duke iu afruar rekordit historik të të gjitha kohërave.

Në të njëjtin vend një shekull më parë, në korrik 1913, u regjistrua temperatura më e lartënë Tokë, që shënoi 56.7 gradë Celsius. Temperaturat mbi 54 gradë janë regjistruar në tokë shumë pak herë, kryesisht në këtë rajon.

Të dielën pasdite, dhjetëra njerëz vizituan vendin për të bërë një foto përballë një prej temperaturave historike prej më shumë se 50 gradë Celsius. /abcnews.al

Të ngjashme