Policia Rajonale e Mitrovicës së Jugut ka shpërndarë fletushka me mesazhe vetëdijësuese për parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes.
Sipas Policisë, përmes këtij aktivitetit vetëdijësues me moton “ Mos shkakto zhurmë-bezdisje” dhe shpërndarjes së fletushkave synohet vetëdijësimi i qytetarëve e në veçanti veprimtaritë e bizneseve në parandalimin e zhurmës dhe bezdisjes, shkruan Arbresh.info.
“Duke pasur parasysh sezonin verorë, në këto rrethana veprimet policore do të jenë të bashkërenduara me autoritetet komunale përfshirë inspektorët komunal, ku përveç pjesës preventive -sensibilizimit veprimet e përbashkëta do të jenë në përputhje me autorizimet ndërinstitucionale në zbatimit të Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike-Nr.03/L-142 neni-8.”, njofton Policia.
Angazhimet policore do të vazhdojnë gjatë gjithë sezonit verorë me prioritet kohor orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, ku në fokus do të jenë zonat ku operojnë, lokalet e natës, restaurantet, kafiteritë, diskotekat, bën të ditur Policia./Arbresh.info
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...
Presidenti izraelit: Marrëveshja e armëpushimit me Libanin d...