Beqiraj i VV-së: PDK nuk di t’i menaxhojë ndërmarrjet publike, di vetëm t’i zhvasë ato

11:47 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë në konferencën e thirrur për media ka folur për zhvillimet e fundit në Kuvendin Komunal të Prishtinës në veçanti ndërmarrjet publike.

Në këtë konferencë shefi i asamblistëve të VV-së Gëzim Sveçla, sqaroi se aksionarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë dërguar ftesa në ndërmarrje publike për takim me bordin e drejtorëve, vizita këto të cilat sipas tyre në disa ndërmarrje iu është ndaluar qasja, ndërsa në ndërmarrje të tjera nuk i ka pritur askush.

Ndërkaq, asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arianit Beqiri ka thënë se në gjatë ditës së djeshme drejtori për siguri dhe Emergjencë në Prishtinë i ka dërguar një letër Policisë së Kosovës ku i ka kërkuar që të patrullojë nëpër objektet e ndërmarrjeve se mund të ketë tentim të prishjes së rendit dhe qetësisë.

Sipas tyre, kjo është jashtë kompetencave të tij si drejtor, dhe siç thanë ata, Policia e vënë “në lajthitje” u ka ndaluar atyre hyrjen në këto ndërmarrje.

Edhe pas sqarimit se Sveçla dhe Beqiri ishin aksionarë, Policia, sipas këtij të fundit “ka marrë urdhëra nga PDK-ja”.

Për këtë, asamblistët e VV-së në Prishtinë paralajmëruan ankesë në Gjykatë ashtu si dhe ankesë në Inspektorit për zyrtarët policorë.

Ndër të tjera, ata thanë se PDK-ja nuk di t’i menaxhojë ndërmarrjet publike sepse siç thanë ata humbjet në Ndërmarrjen Publike Banesore sipas raportit të auditorit janë mbi 4 milionë euro.

“Ndërmarrja publike banesore në raportin e auditimit, vitin e kaluar i ka të humbura mbi 4 milionë euro. Është një gjë e qartë që PDK-ja nuk di të menaxhojë me ndërmarrjet publike, PDK-ja di vetëm t’i zhvatë ato. Me njerëz jo profesionistë që instalohen nëpër këto ndërmarrje, ata duan që pasurinë tonë të përbashkët komunale ta zhvasin plaçkitin e ta vjedhin, ndryshe PDK-ja nuk di, ose hajna ose bandita, ose shpeshherë edhe të dyja këto bashkë”, tha Beqiraj./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme