E konfirmon Qeveria: Bislimi do të marr pjesë në takimin e thirrur nga BE në Bruksel

11:46 | 18 Korrik 2023
E.H

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi do të udhëtoj për në Bruksel ku pritet të marr pjesë në takimin e thirrur nga Bashkimi Evropian i cili do të mbahet të mërkurën.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu.

“Mund të konfirmoj nga ana jonë, zëvendëskryeministri Bislimi nesër do të jetë në Bruksel”, ka thënë Kryeziu.

Takimi mes dy kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë në Bruksel, është hapi i katërt i dakorduar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për shtensionimin e situatës në veri të vendit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme