Rafael Leao është gati për një sezon të zjarrtë me Milanin dhe bën të ëndërrojnë tifozët kuqezinj. Në një intervistë për “Gazzeta Dello Sport”, portugezi shprehet se te ky Milan ndjehet një energji pozitive ndërsa shton se ai vetë ndjehet i karikuar për një sezon të madh.
“Më duhej një pushim në fundin e sezonit dhe kalova mirë me pushime, falë edhe miqve e familjes. Megjithatë, edhe gjatë kohës që isha me pushime jam stërvitur pak. Tani jam gati dhe i karikuar për një sezon të madh. Kam folur me trajnerin dhe me disa prej shokëve të skuadrës, ndjehet një energji shumë pozitive. Falenderoj edhe tifozët për mesazhet vlerësuese e motivuese që më dërgojnë çdo ditë, mezi po pres të nisë sezoni dhe të zbres sërish në fushë”, u shpreh Leao.
Kujtojmë se 24-vjeçari rinovoi këtë verë kontratën me Milanin duke firmosur me kuqezinjtë deri në vitin 2028, ndërsa italianët i besuan edhe numrin 10 teksa Leao është shndërruar në figurën kryesore të 19 herë Kampionëve të Italisë./tch
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I