Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një fëmijë 2 vjeç është mbytur në pishinën e shtëpisë së tij.
Mediat vendase shkruajnë se tragjedia ka ndodhur në Taurisano, në provincën e Leçes në Itali, ku një djalë dy vjeçar u mbyt në pishinën e vilës.
Djali i vogël, i cili ishte me nënën dhe gjyshen e tij, dhe në një moment është larguar nga vëmendja e tyre.
Ka qenë gjyshja ajo që ka zbuluar trupin në ujë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e 118-ës, por fëmija tashmë kishte vdekur.
Fëmija i kishte shpëtuar kontrollit të të afërmve. Policia ka nisur hetimet për aksidentin. Ky është rasti i disatë në Itali që ndodh mbytja e të miturve në pishinë, që në shumicën e rasteve kanë shkak pakujdesinë e familjarëve./abcnews.al
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...