Lajçak pas takimit me Kurtin: Biseduam për rrugën drejt de-eskalimit të situatës në veri

09:49 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka shkruar pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në kuadër të Simpoziumit Ndërkombëtar SYMI, që po mbahet në Greqi.

Lajçak përmes një postimi në Twitter bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për situatën në veri të Kosovës dhe rrugën drejt de-eskalimit ashtu si dhe implementimit të marrëveshjeve të dialogut, shkruan Arbresh.info.

“Në Simpoziumin e Symit të këtij viti, pata një diskutim të dobishëm me Kryeministrin, Albin Kurti për situatën aktuale në veri të Kosovës dhe rrugën përpara drejt deeskalimit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të Dialogut.”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme