Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka marrë vendim për largim të kamerave të instaluara në salat e ligjërimit në Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”.
Sipas vendimit të publikuar nga kjo Agkjenci thuhet se vëzhgimi me kamera mund të kufizohet, shkruan Arbresh.info.
“ qëllimi kryesorë kur mund të instalohet sistemi i vëzhgimit me kamerë është siguria e njerëzve dhe siguria e pasurisë, kur nuk mund të arrihet me mjete tjera, me të cilën na lenë të kuptojmë që nëse mund të arrihet me mjete tjera edhe vëzhgimi me kamerë në raste të caktuara mund të kufizohet”, thuhet në vendimin e Agjencisë.
Tutje, Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se, sallat e ligjërimit në Universitet, konsiderohen ambiente të punës së mësimdhënësve dhe kontrolluesi përpunimin e të dhënave personale përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në ambiente të punës duhet ta arsyetoj me qëllimin e vendosjes.
“Gjatë procesit të inspektimit, kontrolluesi nuk ka dëshmuar se ekziston ndonjë rrezik potencial ndaj të punësuarve apo pronës që do të arsyetonte vendosjen e kamerave me të cilën do të arsyetonte edhe qëllimin e përpunimit të të dhënave personale”, thuhet tutje.
Ndër të tjera, Agjencia bën të ditur se kjo përbën shkelje të nenit 8 për të drjetën e jetës private dhe familjare të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Në kuptim të kësaj, sipas interpretimit të kësaj Gjykate, mbikëqyrja me video e një punonjësi në vendin e punës, qoftë e fshehtë apo jo, duhet të konsiderohet si ndërhyrje në jetën private të punonjësit dhe kjo përbën shkelje të nenit 8 (e drejta e respektimit të jetës private dhe familjare) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.”, thuhet në njoftimin e Agjencisë./Arbresh.info.
‘Unë jam më e mirë sesa që e keni meritu’, përplasen me tone...
Nga sot gomat e dimrit të obligueshme
Universitetet shqiptare, të fundit në listat e akreditimi, s...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministria e Bujqësisë dhe GIZ Kosova mbajnë sesion informues...
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën...