Google ADS

Deponoi para të falsifikuara në bankë, lajmërohet në Polici

08:26 | 18 Korrik 2023
Arbresh

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme një zyrtar i bankës ka raportuar se një klient ka deponuar 50 euro të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Sipas njoftimit, monedha është konfiskuar ndërsa rasti është duke u hetuar, shkruan Arbresh.info

“Rr. Agim Ramadani, Prishtinë (NN) 17.07.2023 – 14:45.Ankuesi mashkull  kosovar zyrtar i bankës ka informuar se nga klient është deponuar një monedhë prej 50 €, e cila dyshohet të jetë e  falsifikuar. Monedha është konfiskuar dhe rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme