Ndërkohë, Kastrati tha se hapësirën e lartë në Kosovë e kontrollon Hungaria, kurse hapësirën e ulët e kontrollon KFOR-i.

Duke folur rreth deklaratës së KFOR-it, se do të ndihmojë zhvillimin e FSK-së në shuarjen e zjarreve, në asgjësim të mjeteve shpërthyese, kërkim dhe shpëtim dhe reagimi ndaj derdhjeve të materialeve të rrezikshme, ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, tha se FSK-ja tashmë është ushtri.

“Unë nuk pajtohem me këtë deklaratë të KFOR-it, ndoshta e kanë bërë këtë deklaratë për t’ia bërë qefin dikujt. Mirëpo FSK-ja që nga viti 2018 është ushtri me mision ushtarak”, tha Kastrati.

Ndryshe KFOR-i ka sqaruar për medie se përdorimi i të gjitha kategorive të dronëve, duke përfshirë “Bayraktar TB-2”, bëhet në përputhje me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe se komandanti i KFOR-it, ka autoritetin parësor për hapësirën ajrore mbi Kosovë./rtk/