Google ADS

Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

07:01 | 18 Korrik 2023
E.H

Për datën 18 korrik në vendin tonë pritet të ndodhin këto ngjarje

10:00
Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me Bordin dhe Drejtorin e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N 506)

11:00
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti e Shqyrton Raportin vjetor të Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut. (Kuvendi i Kosovës, N10)

11:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N 302)

11:30
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Fondit për Sigurime Shëndetësore, për vitin 2022. I ftuar: Bujar Kaçuri, Drejtor i FSSh-së. (Kuvendi i Kosovës, N302)

13:00
Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim i shqyrton disa projekligje. (Kuvendi i Kosovës, N 10)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme