Google ADS

Tre persona të lënduar në një aksident në Rahovec

21:46 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Tre persona janë lënduar në një aksident në fshatin Xërxë të Rahovcit të hënën.

Në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura dhe një traktor.

Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj e ka konfirmuar lajmin për Arbresh.info.

“Rreth orës 19:05 është raportuar aksident trafiku në fshatin Xerxë-Rahovec. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy vetura dhe një traktor. Për pasojë, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, lëndime kanë pësuar tre persona. Rastin është duke e trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar ai./Arbresh.info/

 

Të ngjashme