Ekskavatorët vijojnë të gërmojnë mes ndërtesave të dëmtuara në juglindje të Turqisë duke i rrëzuar ato në shtëllunga të mëdha tymi e pluhuri, duke e bërë këtë dhe helmet qe ato përmbajnë, kërcënimin më të fundit me të cilin përballen të mbijetuarit e tërmetit që shkatërroi zonën më 6 shkurt.
“Ne i mbijetuam tërmetit por ky pluhur do të në vrasë,” thotë me një psherëtimë Michel Atik, themelues i organizatës së mbrojtjes mjedisore të Samandag, e cila ka organizuar protesta ndaj praktikave te spastrimit te zones.
“Do të vdesim nga sëmundjet respiratore dhe kanceri i mushkërive me gjithë këto materiale të rrezikshme”, shton ai.
Tashmë pesë muaj pas tërmetit, masa e spastrimeve dhe rindërtimeve është gjigante, teksa qeveria llogarit se janë shkatërruar rreth 2 milionë ndërtesa.
Një agjenci mjedisore e OKB llogariste se rreth 200 milionë ton mbetje inerte duhet të largohen nga zonat, shkruan rrjeti AFP.
Për të bërë krahasimin, 1.8 milionë ton mbetje u larguan pas shembjes së kullave binjake në 11 shtator 2001 në New York.
Rezidentët dhe aktivistët mjedisorë thonë se nxitimi për spastrimin bën që të mos respektohen rregullat e sigurisë, me pasoja të rënda për shëndetin e vendasve, mjedisit dhe ekonomisë.
Një landfill pranë Samandag që po përdoret për inertet, kufizohet me një rezervat natyror zogjsh dhe beshkash deti.
Një tjetër landfill në zonën e Antakia është pranë një lugine ullishtesh në malet Nur, që sjell të ardhurat kryesore për provincën.
“Ata nuk përdorin ujë për uljen e pluhurit,” thotë aktivisti mjedisor Cagdas Can, teksa tregon kamionët me mbetje që largohen drejt landfillit të hapur të Samandag, pranë një prej plazheve më të gjata të Turqisë.
“Ka vende të tjera për t’i hedhur por kompaitë që kanë fituar tenderat i hedhin këtu për të kursyer karburant. Ata shqetësohen vetëm për të rikuperuar hekurin e metalet”.
Can shton se banorët dhe aktivistët janë përpjekur t’i ndalojnë duke zënë rrugën me njerëz, por policia ka ndërhyrë me arrestime dhe me dhunë.
Shitësi i perimeve në Samandag, Mithat Hoca, 64vjeç, thotë: “Fëmijët preken më shumë, ata kollen shumë, ashtu si dhe ne. Sa herë që fryn erë ajo kthehet në pluhur”.
“Duhet të mbulojmë gjithçka, fshijmë tavolinën 15 – 20 në ditë, çdo gjysmë ore”, thotë 61 vjecari pensionist Mehmet Jazici.
Ai shton se shqetësohet për efektet afatgjata të materialeve të rrezikshme, teksa Turqia ka ndaluar përdorimin e amiantit vetëm në 2013 dhe ndërtesat e prekura janë më të vjetra.
“Përveç amiantit, është plumbi në bojën, metalet e rënda në pajisjet elektronike si televizorë dhe pajisje të tjera shtëpiake”, thotë ai për rrjetin AFP./tch/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...