Presidenti i Turqisë, Tajip Erdogan tha të hënën se ishte i hapur për një takim me presidentin sirian Bashar al Assad, por se tërheqja e trupave turke nga territori sirian si parakusht për bisedimet ishte “i papranueshëm”.
Turqia ka qenë aleati më i madh ushtarak dhe politik i opozitës siriane, e cila kontrollon bastionin e fundit rebel në Sirinë veriperëndimore, shkruan Reuters.
Ankaraja ka ngritur dhjetëra baza dhe ka vendosur mijëra trupa në veri të Sirisë, duke penguar ushtrinë siriane të mbështetur nga Rusia të rimarrë rajonin.
Duke folur me gazetarët në Stamboll përpara nisjes së tij për një vizitë tre-ditore në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Erdogan tha se Turqia kurrë nuk i ka “mbyllur derën” diskutimeve me qeverinë siriane.
“Ne mund të mbajmë një samit katërpalësh (me Sirinë, Rusinë dhe Iranin) dhe jam gjithashtu i hapur për një takim me Asadin. Ajo që ka rëndësi këtu është qasja e tyre ndaj nesh,” tha Erdogan.
Kushti i Damaskut për një tërheqje të plotë të forcave turke për një takim të tillë ishte “i papranueshëm”, shtoi ai./abcnews.al
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele