Deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka renditur sanksionet si dhe ka përmendur mospjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Procesin e Berlinit, shkruan Arbresh.info.
Hoti përmes një postimi në Facebook ka thënë se një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme, shkruan Arbresh.info.
“E përjetuam kohën kur: Kosova përjashtohet nga ushtrimet e përbashkëta me NATO-n, Kosovës i vendosen sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Kosova vendos vetë të mos merr pjesë në takimin lidhur me Procesin e Berlinit.”, shkruan deputeti opozitar.
“Një qeveri normale, e angazhuar për integrim euro-atlantik të Kosovës, nuk ia bën Kosovës këto dëme.”, përfundoi ai./Arbresh.info.
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem