Rama për mungesën e Kurtit në takim: Nuk shof asnjë interes-ishin të ftuar të gjithë, kush deshi erdhi

17:48 | 17 Korrik 2023
Arbresh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur  një konferencë për media pas takimit informal të mbajtur në Tiranë me liderët e rajonit në përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit, ku mungoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pyetur për këtë mungesë, Rama u përgjigj se të gjithë ishin të ftuar deh se kush deshi erdhi dhe kush nuk mundi nuk erdhi, shkruan Arbresh.info.

“Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar, kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi’, tha kreu i qeverisë shqiptare.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ishte pjesë e këtij takimi, pasi që ai do të shkojë në një konferencë në Kretë të Greqisë, ku paneli për Ballkanin Perëndimor ishte në ditën dhe kohën e njëjtë./Arbresh.info

Lexo edhe:

Kurti konfirmon mos shkuarjen në takimin e Edi Ramës

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme