Hoxhaj pas mungesës së Kurtit në Tiranë: Dezertim i politikës së jashtme të Kosovës

17:37 | 17 Korrik 2023
Orgesa Haziri

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit që kryeministri, Albin Kurti të mos marrë pjesë në takimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.

Kurti nuk ka marrë pjesë në me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit.

Vendimin e Kurtit për mospjesëmarrje e ka kundërshtuar, Hoxhaj, ku sipas tij mungesa e Kurtit në Tiranë po ndodh për shkak të inatit të papeshuar të tij.

“Mospjesëmarrja e Kurtit në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës! Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar & një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë që 🇽🇰 ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë & botë”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/

Të ngjashme