Viti ri shkollor, do t’i gjejë nxënësit me një numër më të paktë në klasa. Udhëzimi i ri Ministrisë së Arsimit së Shqipërisë thotë se të gjitha gjimnazet dhe shkollat e orientuara, duhet të ulin numrin nga 35 në 30 nxënës në klasë.
Ky vendim ka për qëllim rritjen e cilësisë së orës mësimore, si dhe kushte më të favorshme për mësuesit dhe nxënësit.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Kushi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ky nuk është i vetmi vendim i marrë për vitin e ri shkollor. Ndër të tjera thuhet se në shkollat ku numri i nxënësve arrin mbi 800, shkolla do të ketë tre nëndrejtorë. Rritja e numrit të nëndrejtorëve ka si qëllim një menaxhim më efektiv të shkollave, monitorim dhe rritje të vëmendjes për nxënësit.
Edhe për të gjitha shkollat e arsimit special për nxënësit me aftësi ndryshe, për herë të parë do të kenë edhe nëndrejtor, pavarësisht numrit të nxënësve, me qëllim plotësimin e nevojave dhe kërkesave që ka kjo kategori e shoqërisë./euronews.al
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...