Në Tiranë mblidhen kryeministrat, Kurti zgjedh të shkojë në Kretë

15:18 | 17 Korrik 2023
E.K

Në Tiranë u mblodhën këtë të hënë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për të folur për Procesin e Berlinit.

Por në takimin e kërkuar nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mungoi kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili zgjodhi të shkonte në ishullin turistik të Kretës në Greqi për takimin e një organizate politike të të majtëve.

Samiti zyrtar i Procesit të Berlinit mbahet në tetor në të cilin Albin Kurti konfirmoi se do të marrë pjesë.

Mikpritësi kryeministri Edi Rama mbërriti i pari në Vilën qeveritare numër 30 për t’ja lënë vendin ardhjes së katër kryeministrave të tjerë.

Përballë Oliver Varheily, komisioner për zgjerimin me BE, në drekën e punës kryeministri Edi Rama e ka vënë theksin në nevojën e pasjes së një qëndrimi të unifikuar të kërkesave për BE gjatë Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë pas dy muajsh.

Kosova mungoi në këtë takim paçka informal, tejet i nevojshëm për këtë proces sa politik e me theks tek ndërlidhja rajonale e me përfitime ekonomike.

Pak përpara se në Tiranë të niste ky takim nga Prishtina, zyra e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, u kujdes në të theksuarin e mos-pjesëmarrjes edhe të zëvendës kryeministrit, në mungesë të shefit të qeverisë së Kosovës që ndodhet në Greqi.

Takimit informal që supozohej të ishte 6+1 por u zhvillua 5+1 i parapriu një turi ballkanik dy ditor i kryeministrit Edi Rama në çuarjen përpara të Procesit të Berlinit, në një kohë që Shqipëria mban kryesimin e kësaj nisme./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme