Policia rajonale e Ferizajt sot iu përgjigjë thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut.
Në njoftim thuhet se shumë pjesëtarë të policisë së rajonit të Ferizajt në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj dhuruan gjak vullnetarisht.
“Krahas angazhimeve të shumta për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, aktiviteteve të shtuara në prandalimin e incidenteve dhe aksidenteve rrugore, policia e rajonit të Ferizajt, sot iu përgjigj thirrjes për dhurimin vullnetar të gjakut me moton “ Një pikë gjaku e dhuruar nga ju, për dikë do të thotë jetë, e jeta është gjëja më e çmuar që ka njeriu””, thuhet në njoftim.
Ky dhurim i gjakut nga pjesëtaret e policisë i dedikohet të sëmurëve dhe të lënduarve që shërohen në spitalet e Kosovës.
“Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të policisë dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut, dedikuar të sëmurëve dhe të lënduarve , që shërohen në spitalet tona”, thuhet tutje në njoftim.
Pjestarët e PK janë gjithmonë të gatshëm për dhurimin vullnetar të gjakut sa herë të ketë nevojë.
“Pjesëtarët e policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj janë të gatshëm të mbështesin ç’do fushatë për dhurimin vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, saherë që kanë nevojë ata”, thuhet në fund të njoftimit./Arbresh.info/
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin