Arrestohen dy të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri në aheng familjar në Gjilan

10:25 | 17 Korrik 2023
E.H

Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi dyshohet se në një aheng familjar kanë gjuajtur me armë zjarri.

Të arrestuarit janë R.I (1995) dhe F.S (1977).

“Nga dy të dyshuarit janë konfiskuar dy armë zjarri, njëra e llojit Walther e kalibrit 9 mm dhe tjetra e llojit Zoraki 917-T si dhe tri (3) gëzhoja të kalibrit 9 mm. Të dyshuarit janë arrestuar dhe shoqëruar në stacionin Policor Gjilan ku janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojte”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj dy të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe rasti do të procedohet në prokurorinë themelore.

“Me këtë rast Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan me që jemi në sezonin kur jemi të bashkuar për të ndarë kohë të mirë dhe gëzime familjare, u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë këtyre evenimenteve. Në të shkuarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Ne duhet të marrim përgjegjësinë tonë për të mbajtur një mjedis të sigurt dhe paqësor për të gjithë, andaj ,,Festoni me zemër, jo me armë””, thuhet tutje në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme