Google ADS

Pas Ajkës, Xhensila dhe Besi po bëhen me djalë

10:13 | 17 Korrik 2023
E.H

Ditë më parë, këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Bes Kallaku dhanë lajmin e mirë se janë në pritje të fëmiut të dytë.

Në festën e ditëlindjes së vajzës së tyre, Ajkës, çifti zbuloi edhe gjininë e bebit.

Ata janë në pritje të një djali.

Xhensila ka publikuar edhe imazhe të reja me barkun e rrumbullakësuar e cila duket plotë sharmë.

Bukuroshja po ashtu njoftoi se është në javën 23-të të shtatzanisë.

Këtij lajmi të ëmbël më së shumti iu gëzua Ajka e cila po bëhet motër e madhe./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme