Digjen gjashtë vetura në Vushtrri, policia jep detaje

09:31 | 17 Korrik 2023
E.H

Gjashtë vetura janë djegur nga disa persona të panjohur në një auto sallon në Vushtrri, raporton Policia e Kosovës.

Sipas policisë, nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, shkruan Arbresh.info.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti është duke u hetuar

“Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se perona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme