Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shpjeguar planin e tij për të siguruar paqen në Ukrainë brenda 24 orëve pas rimarrjes së Shtëpisë së Bardhë.
Trump i bëri komentet gjatë një interviste në “Sunday Morning Futures” të Fox News me Maria Bartiromo, përcjell Telegrafi.
Ish-presidenti tha se ai ka një marrëdhënie të mirë me Zelenskyn dhe presidentin rus Vladimir Putin dhe shtoi se presidenti (Joe) Biden “nuk është i aftë të merret me liderët botërorë”.
“Këta janë njerëz të zgjuar, duke përfshirë Macron të Francës. Unë mund të kaloj nëpër të gjithë listën e njerëzve, duke përfshirë Putinin… Këta njerëz janë të mprehtë,… Ne kemi një njeri që nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Është koha më e rrezikshme në historinë e vendit tonë”, citohet të ketë thënë Trump.
“Pra, cila duhet të jetë përgjigja?”, është pyetur Trump nga Bartiromo. “Ju thatë se mund t’i jepni fund luftës në Ukrainë për 24 orë. Si do ta bënit këtë?”.
“Unë e njoh Zelenskyn shumë mirë…”, tha Trump më pas ndër tjerash, përpara se Bartiromo t’ia ndërpriste fjalën.
“Kjo nuk do të mjaftojë që Putini të ndalojë bombardimet”, vuri në dukje ajo.
Trump më pas shpjegoi se si do t’i bënte Rusisë dhe Ukrainës t’i jepnin fund konfliktit të tyre.
“Unë e njoh Zelenskyn shumë mirë, dhe e njoh Putinin shumë mirë, madje edhe më mirë. Dhe kam pasur një marrëdhënie të mirë, shumë të mirë me të dy. Do t’i thoja Zelenskyt, mos të vazhdojë. Duhet të bëni një marrëveshje. Unë do t’i thoja Putinit, nëse nuk bëni një marrëveshje, ne do t’i japim atij shumë. Ne do t’i japim Ukrainës më shumë se sa kanë marrë ndonjëherë nëse duhet. Do ta bëj marrëveshjen brenda një dite. Një ditë”, u përgjigj Trump.
Trump është në mesin e disa kandidatëve republikanë për president të vitit 2024 që janë skeptikë ndaj luftës në Ukrainë. /Telegrafi/
Tiranë, kongresi studentor: Papunësia dhe emigracioni janë p...
Granit Xhaka me Zvicrën kërkojnë revanshin sonte ndaj Serbis...
Zyrtari i Hamasit: Të gatshëm për një armëpushim në Gaza
Hovenier falënderon stafin e ambasadës për avancimin e partn...
Në pamundësi të jenë në Rumani, yjet “Dardan” dë...
IKD: Qeveria dhe Kuvendi të nisin me urgjencë zbatimin e Akt...